Një aksident mësohet të ketë ndodhur ditën e sotme në aksin Thumanë-Laç, në afërsi të vendit të quajtur kryqëzimi i Sanxhakut.

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik.

Advertisements

Bëhet me dije se në aksident janë përfshirë tre automjete e për pasojë janë plagosur dy persona që ishin pasagjerë në një prej makinave.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Traumës ku dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ende nuk dihen detaje në lidhje me gjendjen e tyre shëndetësore.

Advertisements

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.