Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 43-vjeçareje shqiptare në Pozzallo, Itali. Sipas mediave lokale gruaja shqiptare është viktimë e një aksidenti fatal në Santa Maria del Focallo.

Burri dhe gruaja po udhëtonin me një Fiat Multipla kur u përplasën me murin e një vile në rrethana ende të paqarta. Bashkëshorti i cili ka qenë duke drejtuar automjetin ka mbetur i plagosur rëndë ndërsa gruaja shqiptare ka humbur jetën direkt në vendngjarje.

Advertisements

Policia po heton shkaqet e aksidentit të rëndë ndërkohë që është bërë e ditur se çifti i bashkëshortëve po ktheheshin nga puna kur u përplasën me murin e shtëpisë.