Ish-kryeministri Sali Berisha nga Korça ka komentuar sot urdhër-arrestet e lëshuara sot nga SPAK, në kuadër të një megaoperacioni për goditjen e disa bandave në vend, që solli arrestimin e 18 personave.

Advertisements

Në një prononcim për gazetarët, Berisha theksoi se nga aksioni, vetëm një u arrestua nga 8 bosët e shpallur në kërkim, ndërsa shtoi se të tjerëve iu dha mesazhi që të iknin.

“Arrestime në erë, dmth nga 8 bosë të shpallur, vetëm njëri është në arrest. Të tjerët morën lajmin, ikni sa më shpejt.”, tha Berisha