Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është fotografuar me bashkëshorten e tij, Olena, për herë të parë që kur Rusia pushtoi Ukrainën tre muaj më parë.

Çifti mori pjesë sot në funeralin e presidentit të parë të vendit në Kiev, i cili humbi jetën pas një sëmundje.

Advertisements

Ata dukeshin të qetë por të rraskapitur teksa ecnin së bashku për të vendosur lule mbi arkivol.

I veshur krejt me të zeza në vend të jeshiles ushtarake, Zelensky ecte pranë gruas së tij, gishtat e së cilës ishin mbledhur.

Atyre iu bashkuan personalitete të tjera, duke përfshirë kryetarin e bashkisë së Kievit, Vitaly Klitschko, teksa funerali u zhvillua në Shtëpinë e Ukrainës të martën, në një qytet që ende përpiqet “të shërohet” nga përpjekja e Rusisë për të pushtuar qytetin.

Advertisements

Takimi i tyre ka ardhur vetëm një muaj pasi Olena zbuloi se me bashkëshortin e saj ka folur vetëm në telefon që prej shpërthimit të luftës.