Hetimet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kanë hedhur dritë edhe mbi atentatet mafioze më të bujshme në vend.

Sipas SPAK, dyshohet se Ervis Martinaj porositi vrasjen e Endrit Dokles pas lirimit të tij nga burgu. Në dosjen e SPAK thuhet se Martinaj i ka dhënë Nuredin Dumanit 100 mijë euro që të ekzekutonte Edrit Doklen, por që ky i fundit nuk e ka kryer “porosinë”.

Advertisements

Dokle ndodhet në burg i akuzuar për vrasje, rrëmbim dhe vepra të tjera penale.

Po ashtu gazetarja Klodian Lala raporton për një tjetër vrasje të bujshme, ku thuhet se Florenc Çapja ka porositur vrasjen e Sokol Sanxhaktarit.

Ndërkohë, vrasjen e Emiljano Ramazanit e dyshohet se e ka kryer Skerdi Tasi, ndërsa shofer ditën kur ndodhi ngjarja ishte Henrik Hoxha.

Advertisements

Emiljano Ramazani u ekzekutua pasditen e 20 korrikut 2021 poshtë pallatit të tij në Elbasan. 39-vjeçari u ndoq nga autorët nga palestra për në banesë, ndërsa u qëllua teksa ishte në automjetin e tij me 5 plumba duke e lënë të vdekur.