Një 16-vjeçar është rrahur nga xhaxhai i tij në Itali për shkak të orientimit të tij seksual.

Silvio Cilento, president i Arci Cosenza, ka treguar historinë e cila ndodhi në Cozenza më 17 maj, ditën ndërkombëtare kundër homofobisë, përmes një postimi në Facebook.

Advertisements

Xhaxhai kishte thirrur tre burra të tjerë për ta ndihmuar.

Pas sulmit, xhaxhi e shoqëroi në banesë nipin dhe i tha “tani vdis në shtëpi.”

Djali kishte 4 brinjë të thyera dhe lëndime të shumta. Ngjarja është raportuar në polici./abcnews.al/

Advertisements