Prej disa orësh dhjetra udhëtarë shqiptarë qëndrojnë të bllokuar në një avion në një aeroport të Gjermanisë.

Mësohet se qytetarët shqiptarë do të duhet të ishin nisur nga Hamburgu drejt Tiranës në orën 15:35.Udhëtarët thanë për ‘News24’ se ata janë bllokuar në avionin e kompanisë ‘Wizz Air’, ndërsa nuk iu jepet asnjë sqarim mbi situatën në fjalë.“Po presim prej disa orësh që të nisemi. Nuk na japin shpjegime.

Advertisements

Kemi tre orë që presim, as ujë nuk na japin. Nisja nga Hamburg, e planifikuar në orën 15:35.U futëm në avion në orën 16:40.

Në orën 19:00 na thanë që do presim akoma. Na morën 80 euro se nuk kishim bërë check in on linë. Po ashtu na morën 65 euro për valixhen”, tha një prej shqiptarëve të bllokuar në këtë avion.Kompania e sipër përmendur ka shfaqur shumë probleme kohët e fundit në fluturimet e saj, jo vetëm drejt Gjermanisë, por edhe në shtetet e tjera ku operon.

Edhe pse është përmendur shpesh javët e fundit për ndodhi të tilla, deri më sot nuk ka asnjë reagim zyrtar nga ana e kompanisë në fjalë.

Advertisements