Një 32-vjeçar ka tentuar të futet me forcë në ambientet e Kryeministrisë. Lajmi është bërë i ditur ditën e djeshme nga Policia.Kjo e fundit njoftoi edhe arrestimin e tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Aurel Latifi, 32 vjeç, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, pasi ka goditur kabinën e rojeve të sigurisë së Gardës së Republikës dhe ka tentuar të futet në ambientet e Kryeministrisë”, njofton policia dje në lidhje me ngjarjen.

Advertisements

Mësohet se 32 vjeçari që ka tentuar të futet me forcë në Kryeministri është Aurel Latifi, me detyrë Inspektor i kontrollit të Taksave të Bashkisë së Durrësit, si dhe koordinator i PS për zonën e Kënetës në Durrës.

Nuk janë bërë të dituara arsyet që kanë çuar Latifin që të godasë gardisitin për t’u futur me forcë ne Kryeministri.

Advertisements