Ish-kryeministri Berisha ka reaguar lidhur me operacionin e djeshëm të SPAK-ut pasi sipas tij, bosët e krimit u njoftuan më herët për çfarë do të ndodhte.

Sipas Berishës, operacioni u dekonspirua që në momentin kur doli informacioni se Dumani ishte bërë i penduar i drejtësisë.

Advertisements

Sipas Berishës, ky ishte momenti kur bosët e krimit, ata që kishin bërë porosi të Dumani për të vrarë dikë, morën mesazhin për t’u larguar.

“Janë arrestuar gjithsej 7-8 ushtarë, kurse bosët që të gjithë u larguan pasi u njoftuan. Nuk kam të dhëna që morën mesazhe apo telefonata nga narkopolicia, prokuroria apo institucione të tjera, pasi edhe kjo nuk përjashtohet, por një të dhënë e kanë të gjithë shqiptarët, sepse disa ditë më parë, u bë publike se Dumani, një vrasës serial është bërë i penduar i drejtësisë.

Nëse prokuroria dhe kushdo tjetër është i interesuar të gjejë dekonspirimin, ky është akti më madhor I dekonspirimit.

Advertisements

Të gjithë ata që e dinin se kishin bërë porosi te Dumani apo se Dumani dinte aferat e zeza të tyre, sigurisht, lehtë morën arratinë dhe u zhdukën”, tha Berisha duke shtuar se ky mesazh ishte i qëllimshëm pasi pas çdo krimineli qendron sipas tij një qeveritar, një prokuror apo një efektiv policie.