Vera 2022 pritet të jetë mjaft e nxehtë në Ballkan bazuar në parashikimin më të ri sezonal nga Shtëpia e madhe Meteorologjike amerikane AccuWeather.com.

Ballkani pritet të jetë në qendër të masave mjaft të nxehta me origjinë nga Afrika Veriore, pasuar nga Gadishulli Iberik dhe Apenin. Shira të shpeshta parashihen në Britaninë e Madhe, ndërsa më pak shira parashihen në Evropen qendore.

Advertisements

Në përgjithësi mot i nxehtë parashihet në tërë Evropen, duke përfshirë edhe Skandinavinë dhe Rusinë. Edhe në Evropen qendrore parashihen valë të nxehtësie herë pas here.

Valët më të nxehta priten në Ballkan dhe Evropen jugore e juglindore në përgjithësi, por AccuWeather thekson se pjesa e parë e verës 2022 do të jetë e nxehtë dhe e thatë, ndërsa pjesa e dyte e kësaj vere pritet të na sjellë stuhi të herëpashershme.

Valët e nxehtësisë pritet të ndërpriten herë pas here nga stuhi të fuqishme lokale shiu të cilat do të jenë kryesisht në zona të izoluara dhe kjo më shpeshë pritet të ndodhë në pjesën e dytë të kësaj vere theksojnë meteorologët e AccuWeather.

Advertisements

Pra, para nesh një verë mjaft e nxehtë dhe pjesa e pare edhe e thatë, ndërsa pjesa e dytë me stuhi të herëpashershme shiu dhe kjo bazuar në parashikimin sezonal të AccuWeather. Mbetet të shihet.