Megaoperacioni i SPAK, i titulluar “Plumbi i Artë”, ka goditur 8 grupe kriminale në Elbasan, Tiranë dhe Durrës. Menjëherë pas arrestimit të shumë kërkuarit Nuredin Dumani është vënë në lëvizje operacioni policor.

Mes të arrestuarve është Asllan Plaku, 30 vjeç. Sipas informacioneve bëhet me dije se Plaku është krahu i djathtë i Nuredin Dumanit, me të cilin ka kryer krimet e para.

Advertisements

Ndaj 30-vjeçarit është vendosur masa e sigurisë “arrest me burg”.

Akuzat

Asllan Plaku është i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” ndaj dy ose më shumë personave, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” të kryera në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.”

Advertisements

Asllan Plaku ndodhet bë ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.