Për të marrë një makinë të mirë, por me çmim më të lirë, çdo kush do të bënte marifete nga më të ndryshmet për të arritur qëllimin.

E tillë është historia e një burri anglez, i cili kishte nxjerrë makinën e tij në shitje për një çmim prej 6 mijë paundësh.

Advertisements

Dy burra tejet të interesuar për ta blerë, por me çmim më të lirë, bënë një ndërhyrje të vogël në makinë në momentin që pronari u shkëput për të marrë letra e makinës.

Bikramji Kooner tregon se sapo ai ka shkuar të marrë letrat e makinës, dy burrat hapën kofanon e mjetit dhe hodhën vaj në ftohësin e motorit, në mënyrë që kur makina të ndizej të nxirrte tym dhe pronari të ulte çmimin.

Por gjithçka është zbuluar pasi Kooner kishte vendosur kamera në garazhin e tij.

Advertisements

Sapo ai është afruar tek mjeti, dy burrat i kanë kërkuar të ndezë makinën për të parë gjendjen e motorit, dhe sapo ajo është ndezur ka filluar të dalë ty, ata i thanë që makinën do e blinin vetëm për skrap, prandaj i ofruan 2 mijë paund.

Por Kooner i cili ishte i përgatitur për këtë situatë e ka refuzuar, madje bëri dhe denoncim në polici për këtë mashtrim./Abcnews.al/