Kanë dalë detaje të reja nga aksidenti tragjik i djeshëm në Greqi, ku një shtetas shqiptar aksidentoi me makinë për vdekje një 59-vjeçar në autostradën Selanik-Athinë.

Sipas burimeve policore të raportuara nga mediat greke, 26-vjeçari shqiptar nuk kishte leje drejtimi dhe është arrestuar nën akuzën vrasje nga pakujdesia. Ndërkohë Protothema ka publikuar pamjet nga aksidenti tragjik, me makinën e emigrantit shqiptar që është përplasur në barrierat mbrojtëse të autostradës.

Advertisements

Si ndodhi aksidenti fatal?
59-vjeçari grek kishte ndaluar makinën në korsinë e emergjencës për të folur në telefon, por një tjetër makinë e ka përplasur duke e lënë të vdekur.

Sipas mediave greke 59-vjeçari ishte ndalur në korsinë e emergjencës për të folur në telefon, ndërkohë që makina e drejtuar nga n 26-vjeçari shqiptar i ka shkuar nga pas duke e përplasur, dhe ka lënë të vdekur të moshuarin. Bashkë me viktimën në makinë.

Advertisements