E mësuar me mbipeshën në trupin e saj, Rudina nuk e ka aspak problem edhe këtë fazë të jetës me vetëm 9 kg më shumë se idealja. Sepse ajo dikur ka qenë edhe 35 kg mbipeshë. Profili që njohin të gjithë nga ekrani nuk është ai që ka pasur dikur Rudina.

Në vitin e parë të studimeve të larta, ajo ka pasur kulmin e shëndetit dhe jo pak, por plot 89 kg. E ftuar në “Pasdite në Top Chanel”, Rudina ka treguar edhe historinë e trupit të saj mbipeshë dhe si vendosi të ndryshojë e të rikthehet në një fizik perfekt në një kohë të shkurtër:

Advertisements

“Momenti kur kuptova se duhet të ndryshoja ishte gati si një go`ditje. Isha në Vlorë te tezja dhe gjatë gjithë kohës ndjeja erë mishi qengji poshtë shtëpisë së saj… Nuk di ta shpjegoj pse, por ishte hera e parë që nuk më pëlqente vetja kur shihesha në pasqyrë…. “ – tregon Rudina për momentin pas të cilit vendosi të hynte në di`etë të rre`ptë.

Ishte koha kur edhe familja, edhe shoqëria kishin filluar ta nxitnin për t’u dobësuar: “Mami më thoshtë ‘ne do hamë darkë, ti mos hajde, se je bërë si lopë.’ Motra (stiliste) nuk më vishte dot siҫ donte… Gati të gjithë e vua`nin faktin që unë isha e shëndoshë, përveҫ meje…”. Pas momentit kur kuptoi se duhet të ndryshonte trupin e saj, vendosi të hiqte dorë përfundimisht nga al`koli: “Kur isha e shëndoshë, më pëlqente shumë bi`rra dhe e vija mbi bark…” Po ashtu, brumrat, picat dhe fast food-et i eli`minoi nga dieta: “Për dy muaj isha e transformuar.
Një gjë që e motivoi edhe më shumë ishte reagimi i njerëzve: “Shikoja reagimet e njerëzve, më motivoi shumë kjo gjë. Nuk i kisha më këmbët si salciiҫe, kisha një vetëbesim edhe më të madh. Për dy muaj nuk ia besova askujt se kisha hyrë në di`etë. Më vonë, fillova dalëngadalë edhe palestrën, derisa humba 35 kg për një kohë afër 3-vjeҫare.”

Se`kreti i Rudinës për një tr`up perfekt: – Hoqa dorë nga ushqimet e gatshme. Mami më mësoi që ҫdo fundjavë ta përgatisja vetë ushqimin. Bëja shpenzimet e javës me fruta dhe perime dhe i lija gjysmë të gatshme. – Haja supëra nga më të ndryshmet dhe supersallata. Dreka ishte krejtësisht normale, me perime të larmishme.
– Nuk njihja më parë avokadon, por zbulova se ishte një prej frutave më të shë`ndetshme. – Eli`minova ҫdo lloj pije me gaz dhe alk`olike, si dhe kripën e tepërt (mua më pëlqejnë shumë turshitë, por edhe kripa e tepërt është si sheqeri.) – Bëra ca truke të vogla, por nuk lashë asgjë jashtë di`etës. Se`kreti për rezultatin është zvogëlimi i porcioneve.

Advertisements

– Edhe palestra ka luajtur një rol të rëndësishëm. 3 herë në javë dy orë. Dhe në fund të të gjitha veglave, ushtrime kardio. – Pas tre muajsh, pata një rezultat befasues.
Metodat e IF: – Metoda 16/8: konsiston në ko`nsumimin e ushqimit përgjatë 8 orëve dhe ndërprerjen e tij për 16 orët në vijim. Pra, ha`ni mjaftushëm nga ora 08:00 – 16:00 pastaj agjëroni për 16 orë. – Metoda “ha-ndalo-ha”: përfshin agjërimin për 24 orë; ha`ni për shembull në drekë dhe më pas ha`ni sërish drekën e ditës tjetër. – Metoda 5:2: bazuar në këtë metodë, konsumoni 500-600 kaloni gjatë dy ditëve të njëpasnjëshme dhe më pas ha`ni normalisht 5 ditët e tjera të javës.