Rruga e Kombit e ka marrë sot edhe një jetë. Është shuar një djalë fare i ri. Andi Rrustaj, 25 vjeç ka ndërruar jetë në aksident rrugor, kurse shoku i tij që gjendej në të njëjtin mjet, Xheku Logu, ndodhet në gjendje kritike.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 04:00, në autostradën Kalimash – Morinë, në afërsi të urës së Kolshit, raporton noa.al.

Advertisements

Automjeti tip “Benz”, në të cilin udhëtonin shtetasit Andi Rrustaj 25 vjeç dhe Xheku Logu 19 vjeç, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë.

Si pasojë ka nderruar jete shtetasi Andi Rrustaj dhe ndodhet ne gjendje te rende shendetesore shtetasi Xheku Logu

Nga shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të Andit, ndërsa Xheku është dërguar në spitalin e Tiranës, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Advertisements

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Tragjedia që pllakosi ka shkaktuar dhimbje në familjet e dy të rinjve, mes vdekjes së njërit prej tyre dhe plagosjes së rëndë të djalit tjetër që u dërgua në Tiranë për ndërhyrje mjekësore.