Artisti Robert Aliaj ka komentuar perfomancën e Shqipërisë në “Eurovision”, ku u përfaqësuam nga këngëtarja Ronela Hajati, me këngën “Sekret”.

Sipas Aliajt, kënga dhe performanca ishte mediokre, ndërsa shtoi se gjithë gjëja ka qenë e deleguar.

Advertisements

“Mediokër sigurisht që ishte, por edhe i pa menduar. Ishte diçka kot. Nuk ishte këngë njëherë. Kishte ulëritje, nuk kishte ide që do të sundonte të gjithë spektaklin. Veshjen duhet ta kuronte dikush. Televizioni duhet të ishte më i pranishëm aty.

Unë dje mora vesh që të gjithë këto gjëra janë të orkestruara nga diçka tjetër. Ka qenë e deleguar e gjithë gjëja ndaj ndodhën këto. Ishte si një teneqe që bie nga shkallët”, tha Aliaj.

Advertisements