Ka shkuar në dy numri i viktimave nga aksidenti i ndodhur pak orë më parë në “Rrugën e Kombit”. Bëhet me dije se ka humbur jetën në spital edhe Xheku Logu, 20 vjeç (më herët u deklarua 19), pasi nuk ka mundur t’i mbijetojë dot plagëve.

Në vendngjarje, humbi jetën Andi Rrustaj, daja i Xheku Logut, 25 vjeç.

Advertisements

Ata po udhëtonin në drejtim të Kukësit, kur makina e tyre ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në humnerë.

Advertisements

Miq dhe të afërm kanë shprehur ngushëllimet e tyre në rrjetet sociale.