Një foto e moderatores Luana Vjollca bëri xhiron e rrjetit ditët e fundit pasi shfaqej në një makinë me shenja dhune. Fansat reaguan të shqetësuar për shëndetin e saj, pasi kjo foto vinte në një kohë kur moderatorja “zhduku” çdo shenjë të mëparshme në rrjete sociale.

Por si qëndron e vërteta? E ka sqaruar vetë moderatorja përmes një postimi që ka bërë. Në fakt, gjithçka ka të bëjë me projektin e saj “Thuaje”. “TRAUMË E VJETËR”, ka shkruar moderatorja krahas fotove duke sqaruar se ky imazh i përket këtij projekti që publikohet shumë shpejt.

Advertisements

Advertisements