
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, ku një punëtor ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia e një pallati në kryeqytet.
Ngjarja ndodhi në rrugën Kasem Shima në Tiranë. Mësohet nga burimet se viktima është rreth 50 vjeç. Ai eshte identifikuar si Krenar Aliu. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes ndërsa policia ka nisur punen per zbardhjen e ngjarjes.
Advertisements
Njoftimi i policisë:
Advertisements
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 10.05.2022, rreth orës 16:55, në rrugën “Kasem Shima”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i gjashtë i një banese ku ishte duke punuar, shtetasi K. A., 50 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.