PS në zi, Ilir Meta mesazh prekës për ndarjen nga jeta të politikanes së njohur shqiptare

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas lajmit të hidhur të ndarjes së parakohshme nga jeta të ish-deputetes së PS-së, Edlira Haxhiymeri.

Meta teksa iu shpreh ngushëllimet familjarëve të së ndjerës, shkruan përmes një postimi në rrjetet sociale se Edlira ishte një personalitet dhe model i vlerave të larta qytetare dhe pedagogjike.

“Pikëllues lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të pedagoges së përkushtuar për mbi tre dekada, studiueses dhe ish-deputetes së Partisë Socialiste, Edlira Haxhiymeri.

Personalitet në shkencat sociale dhe arsimin shqiptar, model i vlerave të larta qytetare dhe pedagogjike, shembull i thjeshtësisë, korrektesës dhe integritetit, do t’i jemi përherë mirënjohës për kontributin e vyer të dhënë për progresin e shoqërisë dhe të politikës shqiptare.

Ngushëllimet më të ndjera familjes, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të shumtë!”, shkruan Meta.