Një sistem frontal pritet të shkaktojë destabilizim të fortë të atmosferës sot në Ballkan duke shkaktuar reshje të fuqishme dhe të rrëmbyeshme shiu me breshër dhe bubullima masive. Reshjet më të fuqishme dhe stuhitë më masive sot priten në Bosnjë dhe Hercegovinë, Serbi dhe veriun e Malit të Zi.

Ndaj këtij fronti të fuqishëm të ftohtë ajror nuk do të jemi imun as ne, ngase sot pasdite ose në mbrëmje edhe në Kosovë priten zhvillime lokale të vranësirave konvektive të cilat pritet të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Vende-vende priten erëra të forta, breshër dhe bubullima e vetëtima masive.

Advertisements

Reshjet nuk pritet të jenë gjithëpërfshirëse ngase kjo është natyra e reshjeve të verës, por vende-vende ka gjasa për shtrëngata kalimtare me shi të rrëmbyeshëm dhe breshër.

Pasi që temperaturat janë mjaft të larta dhe ardhja ajrit të ftohtë dhe jo-stabil mund të krijojë procese të bujshme atmosferike me breshër dhe erëra të forta. Pra, e tëra është e karakterit lokal dhe reshje priten vetëm vende-vende.

Advertisements

Reshjet pritet të vijnë nga perëndimi dhe veriperëndimi dhe nëse shihni vranësira të errëta nga këto drejtime dhe dëgjoni bubullimë atëherë përgadituni për stuhi kalimtare.