Aksident tragjik në Itali.

Një 43-vjeçare shqiptare ka humbur jetën pasi mjeti u përplas me murin e një vile.

Advertisements

Burri dhe gruaja po udhëtonin me një Fiat Multipla kur u përplasën në Santa Maria dell Focallo, Itali.

Duket se çifti po ktheheshin në shtëpi pas ditës së punës. Në vendin e ngjarjes mbërriti policia dhe ambulanca, por gruaja kishte humbur jetën në vendngjarje.

Bashkëshorti i saj është transportuar në spitalin “Maggiore Nino Bagleri” në Modica.

Advertisements

Po punohet për rrethanat e aksidentit. Noa.al