Një aksident i frikshëm ka ndodhur në Novgorod të Rusisë, ku një makinë ka përplasur 4 fëmijë ndërsa ishin duke kaluar në vijat e bardha.

Mediat bëjnë me dije se mjeti i drejtuar nga një 19-vjeçar ka përplasur katër fëmijë ndërsa po kalonin vijat e bardha, duke ju shkaktuar lëndime të rënda.

Advertisements

Tre nga të aksidentuarit kanë përfunduar në spital pasi ishin lënduar në kokë, ndërsa një nga fëmijët po kurohet në shtëpi, pasi ka pasur dëmtime të lehta në gju.