“Panorama” zbardh të tjera detaje në lidhje me një vrasje të mbetur në tentativë që ka ndodhur më datën 14 nëntor të vitit 2013, në fshatin Labinot Fushë, Elbasan, ku është qëlluar me armë zjarri dhe është plagosur Arben Çeta.

Në lidhje me këtë ngjarje kriminale, SPAK, në bazë të dëshmisë së Nuredin Dumanit, ka zbuluar porositësit dhe personat që kanë marrë pjesë në tentativën e vrasjes.

Advertisements

Kështu, në dosjen e SPAK thuhet se nga shpjegimet që ka dhënë Nuredin Dumani, “ka shpjeguar se ka qenë shtetasi Talo Çela që i ka kërkuar të vriste këtë shtetas, ka qenë Talo që i ka treguar se cili ishte personi që do të vritej, se si ka studiuar lëvizjet e këtij shtetasi për disa ditë”.

Mësohet se Talo Çela, “i ka dhënë Nuredin Dumanit si ndihmës shtetasin Tom Çela i njohur si Tom Qorri i cili do të ishte edhe ai në vrasje. Talo i ka thënë se këtë porosi e kishte marrë nga shtetasi Kamer Mehja, se për këtë vrasje do të merreshin 60 000 Euro, ndërsa vetë Nuredini do merrte 30 000 Euro. Në këtë ngjarje do të vinte dhe Talo si shofer”.

Nuredin Dumani shpjegon ndër të tjera se ka takuar Kamerin “i cili i ka dhënë një armë si dhe i ka treguar se ku ishte personi që do të vritej. Kanë shkuar tek lokali dhe Talo me makinë qëndron jashtë ndërsa Nuredini hipi në një pishë që ndodhej në anësoren e parkingut te lokalit”.

Advertisements

Rrëfimi i Nuredin Dumanit për natën që do vriste Arben Çetën, por që dështoi, duke e lënë të plagosur atë dhe të fejuarën e kushëririt të tij, me të cilët kishte dalë për të darkuar atë natë, një muaj pasi kishte dalë nga burgu.

“Pas rreth 1 orë e 20 min del personi nga lokali dhe ishte i shoqëruar me persona te tjerë. Zbres nga pisha dhe shkoj në drejtim të tij me armë në dorë.

Ai më pa por jo vetëm ai edhe personat që ishin së bashku me të. Pasi më pa tentoi të nxirrte një grua para tij dhe u largua duke u fshehur nëpër makina. Unë e ndiqja dhe e qëlloja. E kam plagosur në këmbë. Kur ai donte të hynte në lokal e ndoqa nga pas por mua më mbaruan fishekët dhe ia vura pistoletën tek koka por shoh qe pistoleta s’kishte me fishekë.

Ai më thotë çfarë ke me mua? Unë nuk i them asnjë fjalë. Në këtë ngjarje kam qenë i maskuar me kapuç në kokë ku dukeshin vetëm sytë dhe goja dhe me rroba peshkimi.

Largohem në drejtim të makinës ku më priste Talo dhe në atë moment Tom Çela qëllon mua pa dashje pasi ngatërroi objektiv dhe plumbi kap xhamin e makinës së atij që do të vrisnim.

Më pas jemi larguar të tre në drejtim të Cërrikut. Unë në kthesën e Cërrikut afër stacionit të trenit marr A Clasin tim dhe i ndjek nga pas, Talon dhe Tomin deri në Cërrik.

Aty e lëmë benzin e ngjarjes në një parking pallati dhe atë benz e ka hequr Talo të nesërmen. Tek ura e zezë kemi hedhur armën e ngjarjes dhe rrobat dhe jemi larguar.

Me makinën time kam çuar Talon dhe Tomin në lokalin e Talos që ndodhet përballë burgut në Metalurgjik. Për këtë ngjarje nuk morëm lekë pavarësisht se Talo më premtoi. Më vonë rashë në burg dhe skisha kontakte më me ta”.

Në dosjen e SPAK është administruar edhe dëshmia e të plagosurit, që ka rrëfyer si u përball me atentatorët pasi doli nga lokali.

“Pasi kanë darkuar ata kanë dalë nga lokali rreth orës 22:00. Ai është përshëndetur me Armandin dhe Erisën dhe është drejtuar për nga makina e tij, e cila ishte e parkuar në parkimin para hyrjes së lokalit, në krah të majtë. Ndërkohë, Armandi me Erisën kanë shkuar për nga makina e tyre, të cilën e kishin në anën tjetër të parkingut.

Në momentin që ai ka hapur derën e makinës për të hyrë, ka dëgjuar një zë që i tha Ndal.

Menjëherë ka kthyer kokën dhe ka vënë re, që është një distancë rreth 12 m ishte një person i maskuar me maskë të zezë, i veshur me një si palë kominoshe ngjyrë gri dhe në dorë mbante një armë pistoletë.

Pak më poshtë tij ishte një person tjetër me maskë dhe kishte veshur një xhup ngjyrë të zezë. Personi që ishte më afër dhe që kishte armën në dorë ka qëlluar me pistoletë dy-tre herë.

Ai është spostuar, duke u mbrojtur te makina dhe ka shkuar drejt hyrjes së lokalit, ndërsa personi me pistoletë e ka ndjekur nga mbrapa. Ai është futur brenda lokalit dhe ka shkuar deri tek banaku.

Personi me armë e ka ndjekur dhe është afruar deri tek dera, ku ka qëlluar edhe disa herë të tjera tek xhami i derës, duke e dëmtuar atë. Ai nuk e ka parë se nga ka shkuar personi, pasi u fsheha dhe u frikësova tek banaku.

Ai ka parë se ishte plagosur në këmbën në djathtë sipër gjurit dhe po i rridhte gjak”.

PJESE NGA DOSJA E SPAK

8. Lidhur me faktin penal të vrasjes së mbetur në tentative ndaj shtetasit Arben Çeta, ngjarje e ndodhur më datë 14.11.2013, në fshatin Labinot Fushë, Elbasan.

8.1 Më datë 20.11.2013, Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka regjistruar procedimin penal nr. 2227 të vitit 2013, për veprën penale “Vrasja me paramendim e mbetur në tentativë”, si dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga nenet 78, 22 dhe 278/4 të Kodit Penal.

Pas kryerjes së veprimeve hetimore, me vendimin e datës 04.08.2014, Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka vendosur pezullimin e hetimeve të çështjes penale nr. 2227 të vitit 2013, sepse autori i veprës penale nuk njihet.

Mbi bazën e vendimit të datës 27.04.2022, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur rifillimin e hetimeve të procedimit penal nr.2227 të vitit 2013 të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe regjistrimin e procedimit penal në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

8.2 Ky procedim penal ka të bëjë me ngjarjen e datës 14.11.2013, ku rreth orës 22:00, salla operative e DVP, Elbasan, ka marrë njoftimin se, në fshatin Labinot, Fushë Elbasan, në lokalin e shtetasit Sadi Balla ka pasur të shtëna me armë dhe është plagosur me armë zjarri shtetasi Arben Islam Çeta, 42 vjeç, banor i qytetit të Elbasanit.

Janë kryer veprimet e para hetimore, të cilat kanë konsistuar me këqyrjen e vendit të ngjarjes, sekuestrimin e provave materiale dhe pyetjen e shtetasve që kanë dijeni për këtë ngjarje si dhe veprime të tjera hetimore që ka diktuar dinamika e hetimit.

8.3 Policia gjyqësore ka realizuar këqyrjen e vendit të ngjarjes, këqyrje e dokumentuar me procesverbalin përkatës dhe vlen të evidentohet se nga këqyrja janë evidentuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe:

• 4 copë gëzhoja pistol kalibër 7.65 mm,
• një predhë fisheku dhe një këmishë predhe, të cilat i janë nënshtruar ekspertimit tekniko-balistik.

Nga akt ekspertimi nr.11992 datë 26.11.2014, ndër të tjera ka rezultuar:

• katër gëzhoja objekt ekspertimi me marketim të njëjtë “PPU 32 AUTO” të sekurestuara në plagosjen e shtetasit Arben Çeta më datë 14.11.2013 i përkasin fishekëve standart luftarakë të fabrikuara të kal.7.65mm, që përdoren si municion për pistoletat Zastava, CA, Broëing, Ëalther, Beretta di she Scorpsion. Në to evidentohen gjurmë të qitjes me armë zjarri me vlera identifikuese. Ato janë qitur nga e njëjta armë zjarri.

• Gëzhoja objekt ekspertimi me markerim “PPU 32 AUTO” e kalibirit 7.65mm, e sekuestuar në vendin e ngjarjes nuk është qitur nga armët që kanë qitur gëzhojat e kalibrit 7,65mm të sekuestruara në ngjarjet e rrethit Elbasan e të regjistruara në sisitemin “Arsenal”.

• Predha objekt ekspertimi u përket fishekëve standard luftarakë të fabrikuara të kal.7.65 mm, që përdoren si municion për pistoletat 7,65 mm, Zastava, CA, Broëning, Ëalther, Beretta si dhe Scorpsion. Në të evidentohen gjasthë gjurmë gjatësore viaskash të formuara nga viaskat të formuara nga viaskat e tytës së armës së zjarrit qëe ka qitur, të cilat kanë vlerë identifikuese.

• Këmisha e predha objekt ekspertimi duhet tu përkasin fishekëve standart luftarakë të fabrikuara të kalibrit 7.65 mm që përdoren si imunicion për pistoletat 7.65 mm, Zastava, CA, Broëing, Ëalther, Beretta di she Scorpsion. Në të evidentohen pesë gjurmë gjatësore jo të plota viaskash të formuara nga viasakt e tytës së armës së zjarrit që e ka qitur, të cilat nuk kanë vlera identifikuese.

8.4 Po kështu në këtë ngjarje është plagosur lehtë në këmbë edhe shtetasja Erisa Hasanaga, e cila ka qënë në lokal bashkë me shtetasin Arben Çeta dhe me të fejuarin e saj shtetasin Armand Hoxha. Shtetasi Arben Çeta kishte një dëmtim në kofshën e djathtë (vrimë tejshpuese).

Lidhur me dëmtimet e shtetasve është marrë vendim për kryerjen e ekspertimit mjeko-ligjor dhe janë administruar aktet e ekspertimit mjeko-ligjor.

8.5 Shtetasit e dëmtuar Arben Çeta i janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale pantallonat që kishte veshur në momentin që ka ndodhur ngjarja. Këto pantallona janë dërguar për ekspertimin kimik.

Nga akt eskpertimi kimik nr. 12080 datë 27.11.2013, ndër të tjera ka rezultuar, se në pantallonat objekt ekspertimi marrë shtetasit Arben Ceta, nuk u evidentua prania e nitriteve dhe nitrateve, të cilat janë të pranishëm dhe tek mbeturinat e faktorëve plotësues të qitjes.

I dëmtuari Arben Çeta ndër të tjera ka deklaruar se: …..Ai ka rreth një muaji që ka dalë nga burgu, pasi është dënuar për vjedhje. Në datë 14.11.2013, ai ka shkuar për darkë së bashku me kushëririn e tij Armand Hoxha nga Lushnja dhe të fejuarën e këtij të fundit Erisa Hasanaga tek restorant … rrugës për në Labinot.

Pasi kanë darkuar ata kanë dalë nga lokali rreth orës 22:00. Ai është përshëndetur me Armandin dhe Erisën dhe është drejtuar për nga makina e tij, e cila ishte e parkuar në parkimin para hyrjes së lokalit, në krah të majtë. Ndërkohë, Armandi me Erisën kanë shkuar për nga makina e tyre, të cilën e kishin në anën tjetër të parkingut.

Në momentin që ai ka hapur derën e makinës për të hyrë, ka dëgjuar një zë që i tha Ndal.

Menjëherë ka kthyer kokën dhe ka vënë re, që është një distancë rreth 12 m ishte një person i maskuar me maskë të zezë, i veshur me një si palë kominoshe ngjyrë gri dhe në dorë mbante një armë pistoletë.

Pak më poshtë tij ishte një person tjetër me maskë dhe kishte veshur një xhup ngjyrë të zezë. Personi që ishte më afër dhe që kishte armën në dorë ka qëlluar me pistoletë dy-tre herë.

Ai është spostuar, duke u mbrojtur te makina dhe ka shkuar drejt hyrjes së lokalit, ndërsa personi me pistoletë e ka ndjekur nga mbrapa. Ai është futur brenda lokalit dhe ka shkuar deri tek banaku.

Personi me armë e ka ndjekur dhe është afruar deri tek dera, ku ka qëlluar edhe disa herë të tjera tek xhami i derës, duke e dëmtuar atë. Ai nuk e ka parë se nga ka shkuar personi, pasi u fsheha dhe u frikësova tek banaku.

Ai ka parë se ishte plagosur në këmbën në djathtë sipër gjurit dhe po i rridhte gjak.

Personeli i lokalit ka njoftuar policinë dhe ambulancën. Ai ka qëndruar aty deri sa ka ardhur policia.

Ai nuk e njeh personin që e ka qëlluar me armë, për arsye se ai ishte me maskë në fytyrë dhe nuk ka arritur që ta shikoj. Ai nuk ka ndonjë dyshim, se kush mund të jenë ata.

Ai ka vrarë shtetasin Astrit Stambollxhiu dhe familja e tij jeton në Elbasan. Që nga koha e daljes nga burgu, ai nuk ka pasur ndonjë problem me familjarët e viktimës apo të afërm të tyre.

8.6 Në interes të hetimit të procedimit penal nr.75 të vitit 2022 ka dhënë shpjegime edhe shtetasi Nuredin Dumani, i cili ndër të tjera ka shpjeguar se ka qenë shtetasi Talo Çela që i ka kërkuar të vriste këtë shtetas, ka qenë Talo që i ka treguar se cili ishte personi që do të vritej, se si ka studiuar lëvizjet e këtij shtetasi për disa ditë.

Talo i ka dhënë si ndihmës shtetasin Tom Çela i njohur si Tom Qorri i cili do të ishte edhe ai në vrasje, Talo i ka thënë se këtë porosi e kishte marrë nga shtetasi Kamer Mehja, se për këtë vrasje do të merreshin 60 000 Euro, ndërsa vetë Nuredini do merrte 30 000 Euro. Në këtë ngjarje do të vinte dhe Talo si shofer.

Nuredini shpjegon se ka takuar Kamerin i cili i ka dhënë një armë si dhe i ka treguar se ku ishte personi që do të vritej. Kanë shkuar tek lokali dhe Talo me makinë qëndron jashtë ndërsa Nuredini hypi në një pishë që ndodhej në anësoren e parkingut te lokalit.

Makinën e personit e kishte rreth 15 metra larg dhe e shikonte. Tomi ishte jashtë parkingut dhe do të ndërhynte nëse do të rrezikohej jeta ime. Pas rreth 1 orë e 20 min del personi nga lokali dhe ishte i shoqëruar me persona te tjerë. Zbres nga pisha dhe shkoj në drejtim të tij me armë në dorë.

Ai më pa por jo vetëm ai edhe personat që ishin së bashku me të. Pasi më pa tentoi të nxirrte një grua para tij dhe u largua duke u fshehur nëpër makina. Unë e ndiqja dhe e qëlloja. E kam plagosur në këmbë. Kur ai donte të hynte në lokal e ndoqa nga pas por mua më mbaruan fishekët dhe ia vura pistoletën tek koka por shoh qe pistoleta s’kishte me fishekë.

Ai më thotë çfarë ke me mua? Unë nuk i them asnjë fjalë. Në këtë ngjarje kam qenë i maskuar me kapuç në kokë ku dukeshin vetëm sytë dhe goja dhe me rroba peshkimi.

Largohem në drejtim të makinës ku më priste Talo dhe në atë moment Tom Çela qëllon mua pa dashje pasi ngatërroi objektiv dhe plumbi kap xhamin e makinës së atij që do të vrisnim.

Më pas jemi larguar të tre në drejtim të Cërrikut. Unë në kthesën e Cërrikut afër stacionit të trenit marr A Clasin tim dhe i ndjek nga pas, Talon dhe Tomin deri në Cërrik.

Aty e lëmë benzin e ngjarjes në një parking pallati dhe atë benz e ka hequr Talo të nesërmen. Tek ura e zezë kemi hedhur armën e ngjarjes dhe rrobat dhe jemi larguar.

Me makinën time kam çuar Talon dhe Tomin në lokalin e Talos që ndodhet përballë burgut në Metalurgjik. Për këtë ngjarje nuk morëm lekë pavarësisht se Talo më premtoi. Më vonë rashë në burg dhe skisha kontakte më me ta.

8.7 Lidhur me këtë ngjarja prokuroria arsyeton se: Deklarimet e dhëna nga shtetasi Nuredin Dumani përputhen më së miri edhe me gjithë provat e grumbulluara deri në këtë fazë të hetimit paraprak të procedimit penal nr.75 të vitit 2022.

Në lidhje me këtë episod kanë elementë të përgjegjësisë penale shtetasit Talo Çela, Kamer Mehja, Nuredin Dumani dhe Tom Çela (alias Tom Qorri), për veprën penale të “Vrasja me paramendim”, për motiv hakmarrje, e mbetur në tentative, në dëm të shtetasit Arben Çeta (ngjarje e ndodhur në datën 14.11.2013 në qytetin e Elbasanit) si dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe ‘’Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 78, 22 dhe 278/1 të Kodit Penal, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.