Nuredin Dumani ka treguar sot në SPAK se Ervis Martinaj i ka ofruar 100 mijë euro për të vrarë Endrit Doklen. Menjëherë pas kësaj dëshmie, SPAK ka lëshuar 32 urdhër-arreste dhe një prej tyre ka qenë edhe për Ervis Martinaj i cili është në kërkim. Kur policia ka shkuar në dhomën e hotelit ku Martinaj qëndronte nuk e ka gjetur aty të kërkuarin e drejtësisë por ka gjetur shumë sende me vlerë që mund të shërbejnë për verifikimin e akuzave ndaj tij.

Në dhomën e tij të hotelit janë gjetur disa targa të huaja, një kallashnikov, municione, dhe pajisje të tjera që përdoren për krime, si dhe një parfum “Tom Ford”.

Advertisements

Advertisements

Ervis Martinaj, është konsideruar si një nga njerëzit më të rrezikshëm në Tiranë, i akuzuar për vrasje dhe i dyshuar për disa ngjarje të rënda, që kanë tronditur kryeqytetin. Ervis Martinaj është përmendur edhe në Gjyqin ndaj Emiliano Shullazit. Martinaj ka qenë pronar i disa pikave të basteve dhe kazinove dhe është përmendur në 2016 për ngjarje të rënda kriminale.