Një tjetër urban ka pësuar defekt në Tiranë, duke u bërë shkak për bllokimin e trafikut në zonën e “21 Dhjetorit”.

Siç dallohet edhe në foto, urbanit të linjës “Uzina Dinamo – Qendër – Sharrë” i është shkëputur goma në mes të kryqëzimit.

Advertisements

Një automjet që ka qenë pranë autobusit është dëmtuar, për shkak të shkëputjes së njërës prej gomave të pasme dopio të autobusit. Për fat të mirë, nuk raportohet për lëndime një njerëz.

Advertisements

Ndërsa trafiku është bllokuar duke shkaktuar rradhë të gjata. Ky është një tjetër rast i përsëritur brenda pak ditësh, ku atuobusët e transportit urban përfshihen në aksidente.Newsbomb.al