Një anije italiane është mbytur në orët e vona të mbrëmjes në brigjet e Barit.

Sipas medieve italiane, anija ishte nisur nga Ancona dhe kishte destinacion Shqipërinë.

Advertisements

Deri më tani raportohet për një viktimë dhe 7 persona të zhdukur.

Shkak për fundosjen e anijes është bërë moti i keq, i cili ka shkaktuar dallgëzim të lartë në det.

Advertisements

Skafet patrulluese të Rojës Bregdetare të Barit po hasin me vështirësi në vendin e fundosjes së anijes për shkak të erës shumë të fortë.