Arjola Demiri ka reaguar ashpër ndaj atyre që e kritikojnë për përdorimin e filtrave dhe fotoshopit. Duke marrë shkas nga një mesazh negativ që ka marrë nga një ndjekëse, aktorja shprehet se nuk e kupton frustrimin e femrave ndaj editimit të fotove.Ajo ironizon duke iu thënë ndjekësve të përdorin gjithashtu filtra, për të përmirësuar shpirtin dhe pamjen. “Kam shumë kohë që nuk po e kuptoj frustimin e femrave ndaj editimit të fotove, se nuk e kam shpikur unë. E ka shpikur dikush tjetër që ta përdorim ne.Por pse nuk i përdorni të njëjtat filtra që përdor unë përdorini edhe ju. Mos u ndjeni keq, mos u ndjeni të frustruara ndoshta ju përmirësojnë edhe shpirtin edhe pamjen. Edhe pak më pozitivë”, shprehet aktorja.

Arjola ka publikuar pak dite me pare një foto ku shkruan “Shif çfarë femre ka bo nana”. Dhe mes shumë komenteve ai që ka marrë vëmendje ka qenë i Atdheut.Ish-konkurrenti i Perputhen shkruan: “Të ka bo nona me katalog avash avash tu i zgjedh ma të mirat e mundshme për ty. Duket se ata kanë nisur të ndiqen sërish dhe kanë zgjidhur problemet.Pak javë më parë u tha se dyshja i ka dhënë fund miqësisë së tyre 6-vjeçare. Madje Atdheu e hoqi Arjolën nga “Instagrami” dhe më pas të njëjtën gjë bëri edhe aktorja.

Advertisements