Një ish-punonjëse e kujdesit që përdori forcë fizike dhe humbi durimin me një foshnje që donte ta birësonte është shpallur fajtore për vrasje.

Laura Castle e shkundi me dhunë foshnjën për vdekje, sepse ai nuk pushonte së qari, tha Gjykata.

Advertisements

Leiland-James Corkill ishte marrë nën kujdes shtetëror 2 ditë pas lindjes dhe u transferua në shtëpinë e çiftit Castle në gusht 2020.

Pesë muaj më vonë, foshnja humbi jetën si pasojë e lëndimeve katastrofike në kokë.

Megjithëse Castle fillimisht mohoi çdo përfshirje në vdekjen e vogëlushit Leiland-James, ajo më vonë pranoi se filloi ta tundte foshnjën sepse “donte që ai të ndalonte së qari”.

Advertisements

Castle, 38 vjeç pretendoi se Leiland-James ra aksidentalisht nga divani në shtëpinë e saj, pavarësisht se foshnja kishte pësuar lëndime katastrofike në kokë.

Megjithatë mjekët e spitalit ngritën shqetësime pasi shkalla e lëndimeve të tij nuk përputhej me dëshminë, shkruan Daily Mail.

E pandehura vazhdonte të thoshte se vdekja e foshnjës ishte një aksident tragjik deri në fillim të këtij muaji, kur pranoi vrasjen nga pakujdesia në prag të gjyqit të saj në Gjykatën e Preston Crown.

Laura Castle do të dënohet më 25 maj. Këshilli i Qarkut Cumbria tha se një rishikim i pavarur ishte duke u zhvilluar për vdekjen e Leiland-James, me një raport që pritet të publikohet në korrik./abcnews.al/