Klejdi Kazani një i ri shqiptar në Britaninë e Madhe është dënuar me 7 vite burg pasi policia i gjeti një pistoletë në makinë.

Sipas mediave britanike, shqiptari po udhëtonte me makinë nga Birmingham në Londër kur policia e ndaloi dhe i zbuloi pistoletën të cilën e kishte fshehur poshtë sediljes së pasagjerit.

Advertisements

21-vjeçari tentoi t’i ikte policisë por i ra një paketë cigaresh që përmbante disa fishekë bosh 9 mm të cilët do t’i përdorte për pistoletën e tij turke Retay 84FS. Ai dhe shoferi u arrestuan por shoferi është ende duke u hetuar nga autoritetet britanike.

M1 gunman Klejdi Kazani, 21, jailed after heading from Birmingham to London with pistol under passenger seat – Birmingham Live

Advertisements

Kazani u deklarua fajtor për mbajtjen e një arme zjarri dhe municioni dhe u burgos me shtatë vjet burg në Gjykatën e Luton Crown.