19 maji ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme. Taksia humbi kontrollin në Milot dhe si pasojë një grua 56-vjeçare u largua nga kjo jetë, ndërsa fëmijet fatmirësisht mësohet se kanë shpëtuar.Një tjetër ngjarje me një person pa jetë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Rrugën e Kombit, një rrugë shpeshherë problematike dhe me situata aspak të favorshme.Makina ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, teksa ka përfunduar 100 metra në humnerë. Për pasojë ka humbur jetën një i ri A. Rr., 25 vjeç, ndërsa në gjendje të rëndë ndodhet shoku i tij Xh. L ., 19.Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Kolsh në Kukës dhe në makinën që humbu kontrollin ndodheshin dy të rinj nga Tropoja, po udhëtonin nga Tirana drejt Kukësit.Policia ka bërë me dije të dhënat e ngjarjes: Kukës/Informacion paraprak. Rreth orës 04:00, në autostradën Kalimash – Morinë, në afërsi të urës së Kolshit, mjeti tip “Benz”, në të cilin udhëtonin shtetasit A. Rr., 25 vjeç dhe Xh. L ., 19 vjeç, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë.Si pasojë, shtetasi A. Rr. ka humbur jetën. Nga shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të shtetasit A. Rr. ndërsa shtetasi Xh. L., është dërguar në spitalin e Tiranës, në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, – shkruhet në njoftimin e policisë.