Bordi i Transparencës ka vendosur të barazojë çmimin e naftës dhe benzinës në 229 lekë për litër duke filluar nga ora 18:00 e ditës së sotme. Kujtojmë se kjo është dita e dytë rresht, që bordi ndryshon çmimin e naftës dhe të benzinës.

Njoftimi i Bordit

Advertisements

Bordi i Transparencës në datë 19 Maj 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 229ekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 217lekë/litër. ✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 229 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 217 lekë/litër. ✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 90 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 78 lekë/litër për automjetet. ( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).