Kjo javë është karakterizuar nga temperatura të larta, karakeristike për periudhën, të cilat vijuan deri paraditen e sotme, por situata pritet të marrë rrjedhë të papritur

duke filluar nga pasditja. Siç raporton Meteoalb dhe stacionet meteorologjike rajonale, duke filluar nga ora 15:00 vendi do të përfshihet nga vranësira, të cilat do të vërehen thuajse në të gjithë pjesën jugore dhe qendrore të Shqipërisë.

Advertisements

Pikërisht në këto zona parashikohen edhe reshje shiu si edhe shkarkesa elektrike për gati dy orë. Moti pritet të përmirësohet duke filluar nga orët e mbrëmjes në vijim, ndërsa temperaturat e freskëta protet të vijojnë deri nesër paradite, ku pritet një tjetër rritje e tyre.

Zonat që pritet të preken më shumë nga reshjet janë malësia e Tiranës si edhe zona mes Librazhdit, Pogradecit dhe Elbasanit, kurse pjesa tjetër do të përfshihet nga reshje të moderuara. /abcnews.al

Moti i keq ka marrë fund edhe me mbylljen e javës së shkuar duke bërë që gjatë kësaj jave të mbizotërojë një mot i kthjellët me temperature të ngrohta.

Advertisements

Meteorologia Lajda Porja nga Meteoalb bën me dije për abcnews.al se duke filluar nga sot, deri të shtunën moti do të jetë me vranësira të lehta, ndërsa të enjten dhe të premten pritet që temperaturat të kapin maksimumin në mbi 25 gradë Celsius.

Vranësirat do të jetë të dukshme gjatë ditës së sotme në zonat malore, ndërsa i gjithë qielli shqiptar pritet të jetë i pastër duke filluar nga nesër.

Sipas Porjas, pranvera pritet të vijë vetën në fundjavë në Kosovë pas dëborës së ditëve të fundit, ndërkohë që Maqedonia e Veriut do të ketë mot të kthjellët deri të shtunën. /abcnews.al