Një aksident tragjik disa ditë më parë rezultoi fatal për 22 vjeçaren Ergesa Ibrushi që ka humbur jetën ditën e djeshme duke mos iu bërë ballë plagëve që mori.

Dalja nga rruga e automjetit tip “Seat” pasditen e 5 majit në zonën e Fermës në aksin Fier-Seman, rezultoi me plagosjen e dy vajzave që udhëtonin në të.

Advertisements

Lajmi konfirmohet nga familjarë të vajzës, ndërsa një postim plot dhimbje është bërë edhe në faqen e shkollës së mesme profesionale “Petro Sota”, nxënëse e së cilës Ergesa ka qenë.

“Me hidhërin të madh ne, si staf pedagogjik i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, për largimin e parakohëshm nga jeta të ish nxënëses tonë Ergesa! Vajza model që me sjelljen e saj dhe përkushtimin që kishte ndaj shkollës ka lenë gjurmë te secili prej nesh.

Advertisements

Ishte vajza që me mirësinë dhe sinqeritetin e saj ishte gjithmonë pranë shokëve dhe shoqeve! Ashtu do mbetesh në sytë tanë, në shpirtin tonë Ergesa. I paharruar kujtimi saj!Lamtumirë e bukura jonë Erges”, mbyllet postimi e shkollës.

Përplasja e fortë e automjetit tip Seat me targa AB 798 DM, me murin e një karburanti, la të plagosura dy vajzët që udhëtonin në të. Ndërkohë Policia ka arrestuar fill pas ngjarjes, drejtuesen e mjetit, po 22 vjece, me inicialet S.T, nën akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, ndërsa vijon të jetë në gjendje jo të mirë shëndetësore.