Më 21 mars, bota e shokuar nga luftimet e përgjakshme në Ukrainë nuk i dhanë rëndësinë e duhur rënies së një avioni Boeing 737 të kompanisë kineze China Eastern në kodrat e qytetit Wuzhou, në Kinën lindore.

Sipas autoriteteve kineze, në aksidentin ajror humbën jetën 133 persona. Por disa detaje, duke filluar nga trajektorja e mjetit fluturues, nuk bindën totalisht hetuesit e tragjedisë. Sot, ekzaminimi paraprak i kutisë së zezë të mjetit shton këto dyshime.

Advertisements

Boeing, sipas këtyre vrojtimeve, ka rënë në mënyrë të vullnetshme, nga dora e njeriut, si vlerësim i një personi që në atë moment ndodhej në kabinë. Ajo që ende nuk dihet është nëse ai person është vetë një nga pilotët, ose një person i tretë.

Përfundimet shokuese dolën ditën e sotme si ekskluzivë e gazetës amerikane Wall Street Journal.Një dinamikë e përafërt me aksidentin e fluturimit 9525 të GermanWings në 2015, për shkak të vendimit për vetëvrasje të pilotit Andreas Lubitz

Advertisements

Avioni po fluturonte me shpejtësi të lartë në momentin e aksidentit, dhe ka ndërruar trajektore menjëherë dhe pa asnjë arsyeje racionale, pa kërkuar asnjë ndihmë kullës së vrojtimit, madje kur pikërisht kulla kishte kërkuar shpjegime për manovrat e rrezikshme, asnjë nga pilotet është përgjigjur, një dinamikë kjo e përafërt me aksidentin e fluturimit 9525 të GermanWings në 2015, i nisur nga Barcelona për në Dusseldorf.

Atëherë, 150 persona ndërruan jetë në afërsi të Nicës, për shkak të vendimit të ndihmës pilotit Andreas Lubitz, që priti daljen e përkohshme të pilot për të mbyllur kabinën, duke vënë në skenë një vetëvrasje të planifikuar që u shndërrua në një nga tragjeditë e mëdha të aviacionit europian.