Kreu i SPAK, Arben Kraja ka deklaruar se mes të arrestuarave nga operacioni i SPAK ditën e sotme është dhe shefi i krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, Leonard Palushi.

Në konferencën për mediat, ku dhanë detaje të operacionit bashkë me drejtorin e Policisë Gledis Nano, Kraja tha se ndaj Palushit është ngritur akuza e shpërdorimit të detyrës.

Advertisements

Ndër të tjera Kraja u shpreh se nuk mund të japë detaje lidhur me implikimin e tij, për sa kohë hetimet janë në zhvillim.

Drejtori i Përgjithshëm Gledis Nano deklaroi se sot u arerstuan 18 persona dhe u kontrolluan 20 banesa dhe s eoperacioni vazhdon. Noa.al

Advertisements