Pas bashkëpunimit të Nuredin Dumanit me drejtësinë, SPAL ka lëshuar 32 urdhër-arreste për persona të cilët dyshohet se janë të përfshirë në krime të rënda.

Ajo që dihet deri më tani është se në listë ishin edhe emrat e Ervis Martinajt, Talo Çelës dhe Suel Çelës, të cilët nuk janë arrestuar ende nga policia. Ndërkohë, mësohet se “në rrjetë” kanë rënë disa bashkëpunëtorë te tyre si edhe punonjës policie që dyshohet se i kanë shërbyer grupeve kriminale në zona të ndryshme të vendit.

Advertisements

Mësohet se Nuredin Dumani ka treguar një mori krimesh që kanë ndodhur vitet e fundit në Shqipëri, dhe sidomos vrasje të bujshme nga veriu deri në jug.

Fakti që nuk janë arrestuar “VIP-at” e listës së SPAK ngre dyshime mbi mundësinë e dekonspirimit të operacionit të policisë. Ka të dhëna se dihej të paktën që mbrëmë se policia do të kryente një operacion të gjerë me urdhër të SPAK për të kapur disa të shumë kërkuar dhe me gjasë kjo e dhënë ka shkuar edhe në veshët e personave përkatës.

Advertisements

Për të bërë një panoramë më të plotë të operacionit pritet që prokurorët e SPAK të dalin në një konferencë për shtyp në orën 13:00.