Pas transmetimit të mbrëmshëm të rastit në emisionin investigativ “STOP”, Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim shtetasen Joana Boçaj.Kjo e fundit akuzohet se mashtronte qytetarë të shumtë duke iu premtuar punë tek OSHKSH (Operatori Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor)Boçaj hiqej si punonjëse e Operatorit të Kujdesit Shëndetësor dhe u merrte qytetarëve 2500 euro për njeri për një vend pune.Ajo kishte krijuar profil si specialiste në Drejtorinë e Kujdesit Shëndetësor Vlorë dhe në një video të transmetuar nga “STOP” ajo shihej duke numëruar eurot që merrte duke falsifikuar dokumente për një vend pune që nuk do të realizohej asnjëherë.Njoftimi i policisë së Vlorës:

Pas transmetimit të mbrëmshëm, të një rasti në emisionin investigativ, gjatë të cilit një shtetase mashtronte, duke përfituar shuma të konsiderueshme parash, persona të ndryshëm dhe nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve zyrtare u premtonte atyre vënde pune ose favore të ndryshme, ju sqarojmë se:Specialistët e Hetimit të K imit Ekonomiko-Financiar në DVP Vlorë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, si dhe shpallën në kërkim shtetasen Joana Boçaj, 27 vjeçe, banuese në lagjen “Lirimi”, Vlorë.Vijon puna për kapjen e saj. Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë falënderon mediat dhe qytetarët për bashkëpunimin he i fton ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

Advertisements