Gazetarja Klodiana Lala ka dalë me një reagim në rrjetet sociale pas deklaratës që dha ambasadorja amerikane Yuri Kim në një emisionin televiziv në lidhje me punën e SPAK. Kim përmendi emra të personazheve të njohur si të politikës, ashtu edhe të botës së krimit në vend që kanë përfunduar pas hekurave të burgut nga Prokuroria e Posaçme.

Mirëpo sipas gazetares Lala, çështjet e Avdylajt, Shullazit, Tahirit e Llalës, nuk janë çështje të SPAK, por hetime të kryera nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Advertisements

“Avdylajt, Shullazi, Saimir Tahiri dhe Adriatik Llalla, nuk jane ceshtje te SPAK, por hetime te kryera nga Prokuroria per Krime te Renda.

Informojeni mire znj.Ambasadore!”, shkruan Klodiana Lala.

Deklarata e ambasadores Yuri Kim:

Advertisements

“Kam sjellë disa fakte sepse mendoj që ka shumë njerëz që, për çfarëdo arsyesh, duan të thonë që reforma në drejtësi po dështon, ose që SPAK nuk po funksionon. Do t’ju them se në bisedat e mia me shqiptarë të zakonshëm, jo njerëz me tituj të bukur apo vila të bukura a shtëpi të bukura, por shqiptarë të zakonshëm. E dini ç’më thonë? Se besojnë në punën e SPAK-ut dhe që më në fund shohin rezultate reale të vijnë nga reforma në drejtësi.

E dini pse e thonë këtë? Sepse ja faktet: çështjet kundër grupit të Emiljano Shullazit, kundër grupit Avdyli – ky është grupi i Shijakut, grupi i Petrit Sulejmanit, grupi i Esat Mehmetit, grupi i Admir Hoxhës, dhe grupi Ndoka u dënuan me vendime të formës së prerë. Grupe të tjera kriminale të rrezikshme janë nën hetim dhe gjykim. Grupi i Durrësit, grupi famëkeq i Durrësit është në gjykatë. Kur thoni se shkojnë pas të vegjëlve, ju vë në dukje këtë: ish-Ministri i Brendshëm, ish-Prokurori i Përgjithshëm, dy ish-kryebashkiakë janë dënuar me vendim të formës së prerë.

S’ka pikëpyetje, janë dënuar. Një ish-Ministër i Mjedisit, një deputet në detyrë, dhe shumë zyrtarë të tjerë, në ministri të ndryshme janë nën hetim për çështjen e inceneratorëve,”-tha ambasadorja Kim.