Europa po përballet më përhapjen e një sëmundje të re. Bëhet fjalë për “Monkeypox”, ose ndryshe Lija e Majmunëve, që ka bërë që shumë shtete të shqetësohen.Lija e majmunëve është zbuluar në Portugali dhe Spanjë në atë që mund të jetë shpërthimi i parë global i sëmundjes së rrallë, shkruan Daily Mail.
Spanja po monitoron 8 burra që besohet se janë infektuar me linë e majmunëve. 5 burra kanë rezultuar pozitivë në Portugali dhe të paktën 15 raste dyshohen se janë të infektuar me virus sipas autoriteteve të vendit.Të infektuarit janë të meshkujt të rinj, por ende nuk dihet se si janë infektuar me virus.
Deri me tani, personat që ishin të infektuar me linë e majmunëve ishin persona që kishin udhëtuar jashtë apo nga të afërm që ishin kthyer nga vendet e Afrikës, ku virusi tashmë është bërë endemik.Por ekspertët tani kanë frikë se po përhapet më gjerësisht për herë të parë, pasi shtatë britanikë u diagnostikuan me sëmundjen e rrallë gjatë dy javëve të fundit.
Gjashtë prej tyre duket se janë infektuar në Mbretërinë e Bashkuar.Dr Simon Clarke, një mikrobiolog në Universitetin e Reading, tha për MailOnline se dyshon se rastet në Mbretërinë e Bashkuar besohet se janë më dhjetëra. Por ai këmbënguli se sëmundja nuk do të përhapet si Covid, duke shtuar: “Do të habitesha nëse do të regjistroheshin më shumë se 100 raste në Britani”.