Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë rikthyer sërish në qendër të vëmendjes pasi u fotografuan nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Tani më shumë se asnjëherë, çdo postim i Bora Zemanit dhe Donald Veshajt ndiqet me vëmendje të madhe nga ndjekësit e tyre, të cilët analizojnë gjithçka deri në detaj. Kështu ka ndodhur me postimet e fundit të moderatores, e cila ndau disa foto dhe video nga eventi i Valdrin Sahitit, ku ajo dhe aktori u fotografuan për herë të parë bashkë që pas përfundimit të BBV.Por në një nga videot e publikuara, Bora ka ripostuar edhe një fragment ku mes të ftuarve të tjerë në event duket Donaldi. Megjithëse story u fshi brenda disa minutave nga profili i moderatores, ndjekësit kanë ruajtur dhe shpërndarë në rrjet këtë postim të saj.Bora Zemani bëri mbrëmjen e djeshme postimin e parë në llogarinë e saj në Instagram, që pas publikimit të fotove të saj krah ish të dashurit. Menjëherë ndjekësit, duke lënë mënjanë pjesëmarrjen e saj në sfilatën e Vladrin Saitit, kanë vërshuar në komente që lidhen vetëm me një emër: Donald Veshaj.

Advertisements

Të shumtë janë ndjekësit që të gjithë historinë e dashurisë, ndarjes dhe tradhtisë, e cilësojnë si “lojë për vëmendje”, duke mos ngurruar t’i kujtojnë moderatores romancën e Donaldit me Beatrix në BBV.Megjithëse lidhje e Donaldit me Beatrix përfundoi njëkohësisht me përfundimin e BBV, në një reagim publik në Instagram Bora mohonte se ajo dhe Donaldi janë ftuar në emisionet e njëri-tjetrit, po sjellin një këngë, apo se videon funny në Tik-Tok i dedikohen atij.“Jo, nuk ka duet së shpejti. Nuk ka klip të xhiruar jashtë. Nuk ka pushime bashkë. Nuk ka kafe në ambjentet e Top-it. Nuk ka varëse në qafë. Nuk ka ftesë në emisonin e parë. Nuk ka ftesë në Prime. Nuk ka njerëz të tjerë për të dërguar të falat. Nuk ka marrëdhënie familjare, raporte pune me vëllain tim, nuk ka video funny në TikTok për kundërpërgjigje etj etj… Është kaluar çdo limit duke nxjerrë shtëpinë time nëpër portale! Është shumë personale!”– shkruante Bora mes të tjerash. /Panorama Plus