
Ajas Sulejmani, i riu që me G-Class rrezikoi jetën e disa personave tek rruga e Kavajës, nuk është një emër i panjohur as për autoritetet e huaja.
Në stacionin policor DuPage në Illinois të SHBA-ve, ai është i skeduluar si: i gjatë 167 cm, peshon rreth 82 kg dhe ka flokët gështenjë e sytë kaf.
Advertisements
Në vitin 2014 ai kërkohej për trafik droge. Më tej për të dhënat e tij personale thuhej se jetonte në bllokun 8300 në Norridge. Data e lindjes është 28 tetor 1983.
Advertisements
Sulejmani, i cili ishte në ndikimin a narkotikëve, përplasi me makinë këtë fundjavë një çift që po kalonte vijat e bardha tek Rruga e Kavajës. Bashkë me ta në një karrocë ishte edhe foshnja e tyre vetëm tremuajshe.
Rezulton se në 2014 në SHBA, 39-vjeçari kërkohej nën akuzën e posedimit dhe trafikut të kanabisit në sasi që variojnë nga 2000 gram por jo më shumë se 5000 gram.
“Nëse keni ndonjë informacion në lidhje me vendndodhjen e Ajas Sulejmanit, ju lutemi kontaktoni Zyrën e Sherifit të Qarkut DuPage në 630-407-2400,” thuhej atëherë në njoftimin e lëshuar nga autoritetet.