Policia Fierit ka ngritur pika kontrolli jo vetëm për makinat luksoze. Sipas informacioneve raportohet se policia po bën kontroll fizik i drejtuesve, verifikime të imtësishme të automjeteve dhe dokumentacionit, si edhe kontrolle për automjetet që mbajë xhama të errët.

Advertisements

Kontrollet janë dukë u kryer nga forcat e posaçme shqiponja, patrulla e përgjithshme e Komisariatit Fier, agjentë të policisë kriminale, ato të antidrogës e rrugores, jo vetëm në hyrje e dalje të qytetit por edhe në qendër të tij.

Në terren kanë zbritur një numër i madh uniformash blu, ndërsa në epiqendër mbeten personat e përfshirë në ngjarje kriminale dhe ata të shpallur në kërkim e që lëvizin të armatosur.

Ende nuk ka rezultate nga ky aksion i policisë së Fierit, ndërsa gjatë këtyre ditëve të fundit është vënë re shtim i kontrolleve si në qytet ashtu edhe në periferi të qytetit.

Advertisements