Janneke van der Linden është një holandeze e cila ka vendosur të lërë Amsterdamin për t’u zhvendosur përgjithmonë në Shqipëri. Në një postim në rrjetet sociale ajo ka treguar se pas disa vizitave në Shqipëri ka vendosur që të shpërngulet përfundimisht.

Ajo ka treguar se ka shitur gjithçka që ka patur(mobilie, rroba, librat të preferuar) për të ardhur në Shqipëri vetëm me motorin me të cilin udhëton, laptopin dhe disa veshje. Sipas saj Shqipëria është vend i nënvlerësuar në Europë, por që ka një potencial të jashtëzakonshëm për rritje. Gjatë një emisioni televiziv ajo ka treguar ditën e sotme se 5 vitet e fundit ka ardhur shumë shpesh në Shqipëri.

Advertisements

Nuk kisha shumë gjëra për të shitur, jetoja në një vend të vogël në Amsterdam. Kam lëvizur sa në një vend në tjetrin, se nuk gjeja lehtë shtëpi. Por nuk ishe vendi ku doja të jetoja. Do doja të rrija këtu dhe të shoh se si ecën, asnjëherë nuk e di se çfarë do të vijë më vonë.

Do më marrë malli për miqtë e mi, por i pres që të vijnë këtu. Shumë prej tyre kanë ardhur dhe e kanë vizituar Shqipërinë. Në pesë vitet e fundit kam ardhur shpesh në Shqipëri, dhe qëndrimi më i madh ka qenë 1 muaj. Tani nuk e di se sa do të rri, nuk e kam një datë kthimi. Plani është që të qëndroj gjatë, por nuk e di.

Advertisements

Ndërkohë kur u pyet nëse do të krijonte një familje në Shqipëri, ajo deklaroi se nuk e di pasi nuk ka dëgjuar fjalë të mira për djemtë shqiptarë.

Nuk njoh shumë djem shqiptar, kam miq shqiptarë, por nuk kam dëgjuar histori aq të mira për djemtë shqiptarë. Ndoshta mund të jetë çështje kulture. Për mua është shumë normale që një grua të dalë të shëtisë vetëmm me motor, kurse këtu duket sikur është më shumë për djemtë. Kur të njoh një djalë shqiptar, do tu them se çfarë mendoj.