Rusia do të ndërpresë furnizimin me energji elektrike në Finlandë këtë fundjavë.

Operatori finlandez i rrjetit Fingrid tha se kompania ruse Inter RAO do të ndalojë furnizimet për shkak të “problemeve në marrjen e pagesave për energjinë elektrike të shitur në treg”, thuhet në raportimin e BBC.

Advertisements

Njoftimi vjen një ditë pasi Finlanda sinjalizoi synimin e saj për t’u bashkuar me NATO-n.

Finlanda blen vetëm 10% të energjisë elektrike të saj nga Rusia dhe sipas Fingrid ajo do të kompensojë mungesën duke marrë më shumë energji nga Suedia dhe duke rritur prodhimin në Finlandë.