Britanikët u paralajmëruan sot se më e keqja e lisë së majmunëve ende nuk ka ardhur pasi rastet janë dyfishuar. Autoritetet shëndetësore thonë se “presin që kjo rritje të vazhdojë në ditët në vijim”. Vetëm sot u konfirmuan 11 raste të tjera, duke e çuar numrin e përgjithshëm të britanikëve të infektuar në 20.

Por gjashtë nga nëntë rastet e mëparshme të konfirmuara ishin te burrat që kryenin marrëdhënie seksuale me burra dhe sipas zyrtarëve kemi të bëjme me përhapje në rrjetet seksuale. Susan Hopkins, këshilltarja kryesore mjekësore e Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar thotë se autoritetet parashikojnë raste të tjera.

Advertisements

Ne presim që kjo rritje të vazhdojë në ditët në vijim dhe që më shumë raste të identifikohen në komunitetin e gjerë.

Ekspertët janë të bindur se lija e majmunëve nuk do të dalë jashtë kontrollit si Covid, i cili vendet të mbylleshin për gati dy vjet. Por situata në Britani po përshkallëzohet dhe po bëhet shqetësuese. Frika po rritet gjithashtu ndërkombëtarisht, me Organizatën Botërore të Shëndetësisë që thirri një takim urgjent sot për të diskutuar strategjitë e kontrollit. Dymbëdhjetë vende kanë zbuluar tani raste të virusit. Gjermania u bë sot vendi i fundit që zbuloi linë e majmunëve, ndërsa Holanda po heton disa pacientë të dyshuar.

Advertisements

Lija e majmunëve është një sëmundje virale e zbuluar për herë të parë në vitin 1958, me origjinë nga kolonitë e majmunëve. Njeriu i parë u diagnostikua në vitin 1970, në Republikën Demokratike të Kongos gjatë një kohe kur përpjekjet e shëndetit publik në rajon ishin të fokusuara në eliminimin e lisë, e cila shfaqet në mënyrë të ngjashme me simptoma si ethe, dhimbje dhe kruarje në të gjithë trupin. Deri më tani, shumica e rasteve të lisë së majmunit te kafshët ose njerëzit kanë ardhur nga vendet e Afrikës Qendrore dhe Perëndimore. Të infektuarit me linë e majmunit kanë ethe, dhimbje koke, dhimbje trupi, enjtje të nyjeve limfatike dhe rraskapitje. 1-3 ditë pasi virusi të përhapet, pacientët do të kenë skuqje të lëkurës duke nisur me fytyrën përpara se të përhapet në të gjithë trupin.

Puçrrat e lisë kalojnë nëpër një proces të tmerrshëm, duke filluar si plagë të sheshta që më vonë ngrihen dhe mbushen me qelb të infektuar, më pas kthehen në zgjebe që përfundimisht bien. I gjithë cikli mund të zgjasë deri në katër javë për t’u përfunduar.