Selfie e korrupsionit të Bablokut janë ‘sheikët’ Gjiknuri, Beqja e Balluku/ Kryeministri mund të bëhet i besueshëm, vetëm nëse verifikimin e fillon nga Agaçi i tij e zv/kryeministri Ahmetaj, por dhe nga ministreshat Manastirliu, Xhaçka, Kumbaro, Kushi, Krifca, Margariti, Muzhaqi e Bilali, të cilat nga veshjet e bizhuteritë që ndërrojnë 3 herë brenda një seance parlamentare, tregojnë se kanë garderobë me vlerë sa 300 vite pagë deputeti

Demagogjia e kryeministrit Edi Rama, për luftën kundër informalitetit të pagave e korrupsionit, ka vazhduar me paralajmërimin, se me 1 qershor do fillojë verifikimi krahasues, mes pagave që deklarohen në tatime dhe pasurisë e nivelit të jetesës së çdo personi.

Advertisements

Këtë verifikim, tha se do ta bëjë për të vetë punësuarit, të cilët i akuzon se në tatime figurojnë me paga minimale, ndërsa realisht kanë disa apartamente, vila, makina luksoze e stil jete pasanikësh.

Kjo është e vërtetë, por moralisht e ligjërisht, kryeministri duhet ta fillojë verifikimin nga vetja dhe nga ministrat, të cilët kanë pagë 1300 USD, por kanë pasuri të paluajtshme, makina e jetë luksoze, sikur paguhen 1 milionë USD në muaj, apo sikur kanë trashëgimi princërore.

Me pagë mujore 1300 USD ka qenë 4 vite ish-ministri Ilir Beqja, por pas largimit nga detyra, ka ngritur restorant 1 milion Euro në qendër të Tiranës, fabrikë vaji 600 mijë USD dhe 3 plantacione me ullinj, agrume e rrush në Delvinë, ku vetëm tokat i kanë kushtuar mbi 1.5 milionë Euro.

Advertisements

Në këto biznese, Ilir Beqja deklaron vetëm 10 punëtorë me paga 250-300 mijë lekë të vjetra, ndërsa te bar- restorant “Gzona” brenda Kalasë së Tiranës, deklaron 2 kamarierë, 1 shofer, 1 kuzhiner e 1 pjatalarëse me paga mujore minimale.

Mund të thuhet se Ilir Beqja ka biznes ‘IT” e ilaçesh, por duhet verifikuar sepse ka marrë miliona Euro tenderë nga shteti me firmën “InteCH +”, por dhe ka bërë punë te firmat që kanë marrë koncesione e tenderë nga qeveria.

Në luks jeton dhe ministresha Belinda Balluku me stil veshjeje, argëtimi, trajtimi elegance e imazhi fizik, pushimesh, makinash, vila në Shqipëri e apartamente në Londër dhe Greqi, sikur është trashëgimtare sheiku e jo ministre me pagë mujore 1300 USD.

Me pasuri të shumta, makina e jetë luksi është dhe Damian Gjiknuri, i cili pushimet verore e dimërore çdo vit, i bënë familjarisht nga 150 mijë Euro në Monako, Brazil, Spanjë, Turqi, Maltë e ku dëshiron, ndërsa nëna e tij, rezultoi me 300 mijë Euro kursime nga pensioni i 5 viteve.

Edi Rama, le t’i bëjë ish ministrit të tij, krahasimin me pagën mujore e t’u thotë shqiptarëve, se “i ndershmi” Damian Gjiknuri nuk ka vjedhur, nuk ka përfituar nga aferat korruptive me rrugët, HEC-et, lejet minerare e nuk ka pjesë te bizneset e ndërtimit të firmës familjare “ANDI sh.p.k”.

Sepse vetëm me këtë firmë e firmën “Teo Contruction Sh.p.k” të Andi Gjiknurit, gjatë pushtetit të PS në bashkitë Vlorë, Himarë, Orikum e Sarandë dhe në 8 vite “Rilindje”, Gjiknurët kanë marrë 126 leje ndërtimi për pallate e së fundi resortin “Manastiri” në Parkun e Butrintit e Jalë.

Kryeministri bëhet i besueshëm, vetëm nëse verifikimin e fillon nga këta sheikë qeverie që përmendëm, por dhe nga Agaçi i tij dhe zv/kryeministri Ahmetaj, të cilët dhe në piknik e fushata elektorale, shkojnë me xhupa e kostume sportive tmerrësisht të kushtueshme.

Verifikimi duhet të fillojë dhe nga ministreshat Manastirliu, Xhaçka, Kumbaro, Kushi, Krifca, Margariti, Muzhaqi e Bilali, të cilat nga veshjet e bizhuteritë që ndërrojnë edhe 3 herë brenda një seance parlamentare, tregojnë se kanë garderobë sa për 300 vite pagë ministri.

Pra, zoti Rama, filloje nga vetja, nga pasuritë e vëllait, djalit, gruas, ministrave, deputetëve, drejtorëve e kryebashkiakëve, sepse nga ju bëhet e mbrohet korrupsioni./Pamfleti