– Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Edlira Haxhiymeri është ndarë nga jeta. Pedagogia vuante prej vitesh nga një sëmundje e rëndë, e cila ia mori jetën. Lajmin e trishtë e kanë bërë të ditur familjarët e saj. Djali i saj njoftoi lajmin e trishtë për miqtë dhe të afërmit duke treguar se Haxhiymeri po vuante prej 5 vitesh nga sëmundja e rëndë.

POSTIMI I DJALIT: Të dashur familjarë dhe miq, me pikëllim të madh ju njoftoj se nëna ime e shtrenjtë, Edlira Haxhiymeri, ndërroi jetë. Ju falenderoj për ndihmesën dhe mbështetjen që na keni dhënë gjatë më shumë se 5 viteve tejet të vështira ku luftuam me çdo mjet e mënyrë për të mposhtur sëmundjen e saj.

Advertisements

Lamtumira e fundit për Edën tonë të dashur është nesër në varrezat e Tufinës. Nisja e kortezhit është në ora 11:00 nga shtëpia funerale Alba 2000.

Haxhiymeri ushtronte profesionin e pedagoges në Universitetit të Tiranës. Po ashtu, ajo ka shërbyer si deputete e Partisë Socialiste vite më parë si dhe ka mbajtur poste si sekretare organizative në selinë rozë.

Advertisements