Mëngjesin e sotëm në aksin Milot- Mamurras, një makinë Taxi ka dalë nga rruga duke u përplasur me një objekt dhe duke shënuar një viktimë.

Mësohet se drejtuesi i mjetit Taksi ka qenë i përgjumur duke humbur drejtimin e mjetit e duke shkaktuar tragjedi.

Advertisements

Ngjarja ndodhi rreth orës 04:30, në afërsi të Mbikalimit të Sanxhakut, teksa në taksi ndodheshin viktima 56-vjeçare e identifikuar si Prena Gjetani, si dhe pasagjerët të tjerë, shtetasja A.Gj. 30 vjeçe vajza e të ndjerës dhe 2 nipërit e viktimës të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Familja po shkonte drejt Rinasit për të ikur në Itali.

Advertisements