Një pasagjere është gjetur e vdekur në kabinë në një anije në Santorini. Mediat greke shkruajnë se ngjarja ka ndodhur para pak orësh në një anije turistike që ishte nisur për në Santorini, ka humbur jetën brenda kabinës së saj 63-vjeçarja.

Autoriteti Portual Thira u njoftua nga agjenti i anijes lundruese detare që ndodhej në portin e ishullit për pasagjeren që u gjet pa shenja jete në kabinë.

Advertisements

Gruaja u transportua me varkë në portin “ATHINIOS” të Santorinit dhe më pas u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm të Thirës, ??ku u konstatua dhe vdekja e saj.

Hetimet paraprake po kryhen nga Autoriteti Portual Thira, ndërsa trupi i pajetë do të transferohet në Shërbimin e Mjekësisë Ligjore të Pireut për autopsi.